A dini nga cilat elemente përbëhen diamantet ?

  • 25 April 2017 - 16:20
 A dini nga cilat elemente  përbëhen diamantet ?

Diamantet përbëhen nga elementi i karbonit. Pra, të gjitha atomet e diamantit janë të ngjashme.

Secili prej tyre lidhet me katër karbone fqinje, me një distancë saktësisht të njëjtë. Kur të jenë bashkuar në këtë mënyrë, është shumë vështirë që ato atome të ndahen përsëri. Për këtë shkak, diamanti është njëra ndër substancat më të forta që ekzistojnë.

Ka edhe mënyra të tjera për të bashkuar atomet e karbonit. Ekzistojnë edhe substanca të tjera, sikur që është qymyri i drurit, bloza dhe grafiti – që përbëhen nga karboni. Kimistëve u pëlqen që të flasin rreth këtyre formave të ndryshme të karbonit.

Ato tregojnë se edhe në rastet kur substancat përbëhen vetëm nga një lloj i atomit, vetitë e saj varen nga mënyra sesi atomet janë të lidhura midis vete.

(Kosova Sot)