Si marrin frymë peshqit?

  • 25 April 2017 - 16:25
Si marrin frymë peshqit?

Sikurse njerëzit, edhe kafshët e tjera, si peshqit, kanë nevojë për oksigjen. Por, ata e thithin atë në mënyrë paksa më ndryshe—përmes verzave të tyre, që janë të vendosura në të dyja anët e peshkut, menjëherë pas gojës së tij. Kur peshku hap gojën e tij, uji futet brenda, kur ata mbyllin gojën e tyre, uji derdhet nga verzat.  

Peshkaqenët dhe disa lloje të ndryshme nuk kanë sistem të mirë të pompimit të ujit, kështu që atyre u duhet të notojnë për ta larguar ujin nga verzat e tyre. Verzat në sipërfaqe kanë vela dhe kapilarë të imët të gjakut dhe kur uji kalon nëpër këto sipërfaqe, oksigjeni në ujë depërton në gjakun e peshkut   (në të njëjtën mënyrë sikurse në mushkëritë e njerëzve). Verzat janë struktura delikate, që bahen nga uji. Kur peshku nxirret nga uji, verzat bllokohen dhe peshku ngordh. 

(Kosova Sot)