Ja kush e shpiku postën elekronike

  • 26 April 2017 - 10:08
Ja kush e shpiku postën elekronike

Emaili është shpikur para 32 vitesh nga një shkencëtar indiano-amerikan, Shiva Ayyadurai, i cili njihet zyrtarisht si shpikësi i programit në kompjuter për sistemin e mesazheve elektronike.

Në vitin 1978, ai krijoi një kopje të plotë të sistemit të mesazheve që do të quhej “E-mail”. Ai arriti të sigurojë të drejtën e autorit në vitin 1982. Në atë kohë, e drejta e autorit ishte ekuivalente me një patentë, meqë nuk kishte mënyrë tjetër për të mbrojtur shpikjet softuerike.

Falë punës së tij, Ayyadurai u vlerësua me çmimin si "Talent në Shkencë" në shkollën e mesme në vitin 1981. Kopja origjinale e krijimit të tij mbahet sot në Muzeun Ndërkombëtar të Historisë Amerikane. Shpikja e tij la një gjurmë shumë të madhe në historinë e komunikimit dhe teknologjisë. Ka pasur edhe polemika nga persona të tjerë, të cilët pretendojnë se janë ata shpikësit e emailit, megjithatë deri tani Shiva Ayyadurai njihet zyrtarisht si shpikësi i mesazheve elektronike.

(Kosova Sot)