A e dini nga rrjedh emri Suedi?

  • 22 October 2016 - 14:41
A e dini nga rrjedh emri Suedi?

Emri i sotëm i Suedisë rrjedh nga fjala në anlishten e vjetër Swēoþēod, që do të thoshte "njerëzit e suedesëve" (skandinavishte e vjetër Svíþjóð, latinisht Suetidi). Emri suedez Sverige (një përzierje e fjalëve Svea dhe Rike, me ndryshimin e bashkëtingëllores [k]) fjalë për fjalë do të thotë "Mbretëria e suedesëve", duke përjashtuar Geatsët në Gotalandët,transmeton Kosova Sot Online.

Suedia,zyrtarisht Mbretëria e Suedisë, është një shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës.

Suedia kufizohet me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur meDanimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Öresund.

Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i tretë më i madh në Bashkimin Evropian për nga sipërfaqja. Popullsia e Suedisë është rreth 9.5 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të popullsisë prej 21 banorë për kilometër katrorë me popullsinë përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë është Stokholmi, me 1.3 milion banorë.

Suedia doli si një shtet i pavarur dhe i bashkuar gjatë Mesjetës.

(Kosova Sot)