Çfarë roli ka gjumi tek njerëzit?

  • 23 October 2016 - 10:09
Çfarë roli ka gjumi tek njerëzit?

Njerëzit kanë tendencë të mendojnë që gjumi është një periudhë kur trupi dhe mendja pushojnë së funksionuari, mirëpo kjo nuk është e vërtetë, pasi që gjumi përbën një periudhë aktive, gjatë të cilës ndodhin shumë procese të rëndë- sishme. Shkencëtarët i kuptojnë disa nga funksionet më të rëndësishme të gjumit dhe arsyet pse ne kemi nevojë për gjumë për të qenë të shëndoshë,raporton Gazeta Kosova Sot

Njëri nga rolet më të rëndësishme të gjumit është të na ndihmojë ta konsolidojmë kujtesën. Gjatë ditës, ne marrim informacione të ndryshme, të cilat futen në trurin tonë, megjithatë këto informata fillimisht vendosen në pjesët e trurit ku ruhen informatat për periudhë afatshkurtër dhe, gjatë kohës kur ne jemi në gjumë, këto informacione procedohen, duke kaluar në pjesët e trurit që shërbejnë për kujtesën afatgjate. Pra, megjithëse trupi pushon, truri e kryen punën e vet gjatë "ndërrimit të natës". 

(Kosova Sot)