A e dini se çfarë është gravitetit (Foto)

  • 23 April 2017 - 09:00
A e dini se çfarë është gravitetit (Foto)

Graviteti (rëndesë, peshë, forcë tërheqëse) është forca që vepron mbi çdo trup në sipërfaqe të trupit qiellor ose afër tij, e drejtuar për në qendër të tij. Graviteti, pra forca me të cilën toka, hëna, planetët dhe trupat tjerë qiellorë ose sistemet e tyre veprojnë mbi trupat tjerë, teorikisht ushtrohet në çfarëdo largësie, por praktikisht ajo shqyrtohet në sipërfaqe të këtyre trupave si dhe në largësi të vogla.

 Pra pesha e trupit në ndryshim nga masa e tij (nuk marrim parasysh lëvizjen e trupit me shpejtësi të krahasueshme me shpejtësinë e dritës) është madhësi që ndryshon në vartësi nga trupi që ushtron tërheqjen dhe nga largësia prej tij. Kështu, masa e trupit është proporcionale me peshën e tij në sipërfaqe të tokës.

Secila grimcë në gjithësi tërheq grimcën tjeter me një forcë, e cila është në përpjestim të drejtë me prodhimin e masave të tyre dhe në përpjestim të zhdrejtë me katrorin e largësisë në mes tyre. Graviteti u studiua shume nga Galileo Galileu me eksperimentet e tij ne kushte mjedisore.

(Koosva Sot)