Tortë në formë peme

  • 28 June 2015 - 14:41
Tortë në formë peme

Për ditët festive edhe ti mund ta bësh ëmbëlsirën tënde të veçantë, në formë të pemës së Vitit të Ri

Përbërësit

Një paketim përzierje për tortë, ngjyrë të verdhë, apo të bardhë

Letër pergamene, apo fletë alumini
Një shkop druri 30.5 cm të gjatë
Tre filxhanë sheqer pluhur
4 lugë e gjysmë ujë

3 lugë vanilje, mentë, ose ekstrakt limoni
Ngjyrë e gjelbër ushqimesh
Bonbone për të stolisur
1 tub dekorues me ngjyrë të verdhë

Udhëzime

Përgatite përzierjen e tortës në bazë të udhëzimeve në paketim, duke përdorur një mikser elektrik, e më pas piqe atë në një enë të mbështjellë me letër yndyrore. Lëreni tortën që të ftohet plotësisht.

Vendose tortën në dërrasë për prerje dhe përdore një thikë të gjatë e të mprehtë (këtë duhet ta bëjnë vetëm prindërit, jo ju fëmijët!), për ta hequr pjesën e epërme, të rrumbullakët. Të prehet torta në 7 katrorë, kurse të tjerët lëri anash. Këta katrorë duhet të jenë me madhësi të ndryshme, nga më i madhi, te më i vogli.
[step 3] Renditi katrorët e tortës duke filluar nga më i madhi deri te më i vogli, duke i vendosur në një kënd prej 45º midis veti. Ngule shkopin e drunjtë, në mënyrë që katrorët ta ruajnë pozitën.
Për ta përgatitur këtë lyerje, përziej së bashku sheqerin, ujin dhe ekstraktin në një enë me madhësi mesatare, derisa të bëhet masë unike (me konsistencë mjalti). Duhet ta lësh anash një gjysmë filxhani përzierjeje, e më pas ngjyrose pjesën tjetër të lyerjes me ngjyrë të gjelbër ushqimore, derisa ta arrijë nuancën e dëshiruar.

Derdhe lyerjen e ngjyrosur mbi tortë duke filluar nga maja, duke përdorur një shpatull të drunjtë, apo thikë gjalpi për ta lyer atë sa më mirë.

[step 6] Copat e ndryshme të tortës mund t’i ngjyrosësh me ngjyra të ndryshme. Pjesët e mbetura të kores së tortës priti në copa më të vogla, duke u qitur lyerje përmbi dhe qiti poshtë tortës pemë.
Dekoroje tortën pemë me bonbone të ndryshme, më pas përdor tubin dekorues për të fituar një tortë edhe më të bukur. Kjo tortë mjafton për rreth 20 fëmijë.

(Kosova Sot)