Projekti ‘Kitty Cam’

  • 29 June 2015 - 09:25
Projekti ‘Kitty Cam’

Shkencëtarët në Universitetin ‘Georgia’ kanë bërë një studim për të parë se çka bëjnë vërtetë macet shtëpiake kur ato dalin në natyrën e egër. Gjatë studimit, 60 maceve shtëpiake në Xhorxha iu vendos nga një kamerë e vogël rreth qafës së tyre.

Kamerat ishin krijuar në mënyrë speciale për këto kafshë nga ‘National Geographic’, që bën edhe kamera shumë më të mëdha për kafshët e egra, për projektet e tyre hulumtuese në terren. Asnjë nga macet nuk tregoi shenja irritimi nga kamerat e tyre.

Qëllimi i studimit ishte për të parë se sa shumë do t’i sulmonin ato kafshët e egra dhe për të përcaktuar se sa rrezik kishte për macet në  ambientet e kafshëve të egra. Pas mbledhjes së rreth 2,000 orëve xhirime, studimi zbuloi që 44 % të maceve provuan të vrisnin gjarpërinj të vegjël, gjitarë dhe pakurrizorë.

Rreth 85 % vendosën veten në rrezik duke bërë gjëra si kalimin e dy shiritave të rrugës me shumë trafik, duke ngrënë apo pirë nga burime të panjohura, ose duke hyrë vende si ‘storm drains’ ku mund të ngujoheshin. Katër nga macet në studim gjithashtu kanë jetuar jetë të dyfishtë, duke kaluar kohë edhe me familje të tjera. (Kosova Sot)