Si dekompozohet plastika?

  • 01 July 2015 - 09:08
Si dekompozohet plastika?

Shumë ngadalë! Dr. Brian Anderson, që është profesor i kimisë në Universitetin e Teksasit në Ostin, shpjegoi që shumë gjëra që ne i hedhim në plehra, dekompozohen, kur ato i hanë disa organizma të gjallë si bakteret dhe kërpudhat. Këto gjëra të gjalla mund të hanë pjesë të drurit, lëkurës, ose pambukut, pasi që pjesët më të vogla (atomet)  në këto materiale janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrën e njëjtë si në natyrë.

Bakteret mund t’i thyejnë këto lidhje, kur mundohen ta hanë objektin. Plastika përmban shumë lloje të atomeve të njëjta ashtu si objektet e tjera. Por, në plastikë këto atome janë të lidhura mes vete në mënyra më të komplikuara. Bakteret nuk mund të dekomopozojnë plastikën, pasi që nuk mund t’i thyejnë këto lidhje. Proceset më të ngadalshme mund ta tretin plastikën, por këto procese marrin dekada e madje edhe shekuj për t’u kryer.

A do të jemi në gjendje të përdorim këto procese natyrale për të dekompozuar plastikën? Askush nuk e di me të vërtetë, por ka një fije shpresë. Disa kërpudha mund të hanë disa lloje të plastikës. Shkencëtarët janë duke punuar për të mësuar sekretet e tyre dhe për t’i aplikuar ato në miliona tonë të plastikës, që përfundojnë në groposjet tona. (Kosova Sot)