Si dhe ku ka filluar përdorimi i mbiemrave?

  • 04 December 2016 - 15:47
 Si dhe ku ka filluar përdorimi i mbiemrave?

Së pari duhet theksuar që përdorimi i mbiemrave nuk është një gjë universale. Kjo pasi që ka shumë kultura që nuk e përdorin këtë praktikë: islandezët, tibetianët dhe shumë popuj në Afrikën Lindore, që përdorin emrat e familjes ose emrat e lokacioneve të tyre për t'u identifikuar, trasmeton gazeta Kosova Sot

Për më tepër, përdorimi i mbiemrave në disa vende është një zhvillim relativisht i ri. Nga shtetet që i përdorin mbiemrat, kinezët janë populli i parë i njohur që e ka filluar këtë praktikë. Mbiemrat kishin filluar të përdoreshin pasi që identifikimi me një emër të vetëm kishte dalë të jetë i pamjaftueshëm. Si rrjedhojë, me kalimin e kohës, mbiemrat kishin filluar të shpërndaheshin edhe në vendet dhe kulturat tjera. 

(Kosova Sot)