Fakte per kivin

  • 26 March 2017 - 21:05
Fakte per kivin

Kjo pemë ekzotike na vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Ka shije intensive të lëngshme, është e butë dhe me fara të zeza. Kivi është është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidantë dhe përmban vitaminë C, dhe atë në sasi më të madhe se portokalli.

Kjo pemë ekzotike na vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Ka shije intensive të lëngshme, është e butë dhe me fara të zeza. Kivi është është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidantë dhe përmban vitaminë C, dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.

Mbron sytë. - Vitaminat A, C dhe E kanë veprim antioksidativ. Disa hulumtime kanë treguar se si kivi mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i degjenerimit makular, të lidhur me moshën dhe atë për 36 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, materiet të cilat në formë natyrale gjenden në syrin njerëzor. Luteina ndihmon te filtrimi i dritës së dëmshme të kaltër, çka ndihmon në parandalimin e sëmundjes së syrit të shkaktuar me plakje.

Mbron sistemin e frymëmarrjes. - Një hulumtim ka treguar që kivi mund të parandalojë sëmundjen e sistemit të frymëmarrjes dhe në veçanti efikas është dëshmuar te fëmijët. Hulumtimi ka treguar që 5 deri 7 porcione kivi në javë mund të reduktojnë kollin për 27 për qind, shkurtimin e frymëmarrjes për 32 për qind, irritimin e hundës për 28 për qind dhe kollin kronik për 25 për qind. Për të gjitha këto ka meritë vitamina C.

(Kosova Sot)