Vendi më i ftohtë në tokë

  • 11 January 2017 - 15:28
Vendi më i ftohtë në tokë

Eashtuquajtura Republika Sakha e Rusisë është vendi më i ftohtë në Tokë. Në pjesë të kësaj zone temperaturat arrijnë mesatarisht deri në -47 gradë Celsius në janar. Gjatë kohës sovjetike, shumë rusë dhe ukrainas ishin dërguar të jetonin në Jakutsk, kryeqytetin e shtetit. Atje ka aq shumë mjegull për shkak të avullit të liruar nga fabrikat, veturat dhe njerëzit.,raporton Gazeta Kosova Sot

Dy ditë larg nga kryeqyteti me veturë, mund të arrini në fshatin Oimiakon. Për të arritur në Oimiakon, veturat duhet të lëvizin tërë kohën. Stacione për rimbushje të veturave me karburant që punojnë nga 24 orë në ditë mbahen nga punëtorë që janë të izoluar me orare dy javë punë, dy javë pushim. Rruga drejt Oimiakonit është 'Rruga e Eshtrave' një autostradë e konstruktuar me punën e të burgosurve të burgut 'Gulag'. Kur vdisnin të burgosurit gjatë ndërtimit të autostradës, ata u varrosën nën rrugë.

Oimiakoni ishte themeluar nga mbajtësit e drerëve dhe sot ka një popullatë me 500 persona dhe njihet si 'Poli i Ftohtësisë'. Shumica e tualeteve janë thjesht shtëpi të vogla, pasi që gërmimi dhe vendosja e gypave është i pamundshëm në tokën e ngrirë. Atje ekziston vetëm një dyqan për tërë fshatin.

(Kosova Sot)