Çka e karakterizon kullën e Eifel-it? - OK KIDS - Kosova Sot
Ēka e karakterizon kullėn e Eifel-it?

Ēka e karakterizon kullėn e Eifel-it?

Kulla Eiffel është një nga monumentet më ikonike të botës me miliona vizitorë që vijnë për ta shijuar pamjen e saj. Mund ta dini që ajo është ndërtuar më 1889 dhe që ringjyroset çdo 7 vjet, por ka edhe shumë fakte të paditura në lidhje me këtë kullë. Ajo ishte dizajnuar nga inxhinieri dhe ndërtimtari i urave Alexandre Gustave Eiffel për të shënuar 100-vjetorin e Revolucionit Francez.,raporton Gazeta Kosova Sot

Ajo u ndërtua për dy vjet, dy muaj e pesë ditë duke shënuar një arritje teknike dhe arkitekturore. Rreth 250 milionë vizitorë e kanë vizituar atë. Sot ajo pranon 7 milionë vizitorë në vit, 75% të të cilëve janë të huaj, duke e bërë monumentin më të vizituar me pagesë në botë. Kulla ka 20,000 poça elektrikë, 5,000 në çdo anë, që shkëlqejnë për pesë minuta në orë, çdo orë nga rënia e mbrëmjes deri në 1 pasmesnate. Fotografimi i saj gjatë natës konsiderohet ilegal, sepse shfaqja me drita konsiderohet vepër arti dhe mbrohet me ligj. Rreth 349 vetëvrasje kanë ndodhur që prej hapjes së parë të Kullës, disa kishin kërcyer kurse të tjerët e kanë varur veten.

 

13 orë e 14 minuta më parë