Ja me kënd kufizohet shteti më i madh në Botë

  • 13 January 2017 - 23:09
Ja me kënd kufizohet shteti më i madh në Botë

Rusia e njohur zyrtarisht edhe si Federata Ruse, është një shtet në veri të Euroazisë, me territor të përbashkët tokësor të Evropës dhe Azisë. Ajo është një shtet federal gjysmë-presidencial dhe përbëhet nga 83 subjekte federale me shkallë të ndryshme të vetëqeverisjes,përcjell Kosova Sot Online.

 Rusia kufizohet, nga veriperëndimi në juglindje, me Norvegjinë, Finlandën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë (përgjatë Rrethit të Kaliningradit), Poloninë , Bjellorusinë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Republikën Popullore të Kinës, Mongolinë dhe Republikën Popullore Demokratike të Koresë. Njëherësh, ndan kufi detar me Japoninë, Republikën e Koresë, Suedinë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara (Alaska).

(Kosova Sot)