A keni ditur për pozicionet e gjumit

  • 14 January 2017 - 14:37
A keni ditur për pozicionet e gjumit

Ideja që pozicioni në të cilin një njeri fle është një lloj dritareje në shpirtin e tij, ka qarkulluar kohët e fundit, por lidhjet e supozuara mes veçorive të personalitetit dhe pozicioneve të gjumit nuk mbështeten nga studimet shkencore. Fjetja në shpinë nuk do të thotë në mënyrë të domosdoshme që jeni një person i qetë dhe i rezervuar, fjetja në pozicion të kërrusur dhe të mbledhur nuk do të thotë gjithsesi që jeni një person i turpshëm, dhe thjesht pse dikush fle në stomak me duar e këmbë të zgjeruar nuk do të thotë që është i ndjeshëm ndaj kritikave, trasmeton gazeta Kosova Sot Online 

Kini kujdes kur flini në stomak, kjo mund të shkaktojë dhimbje të qafës, fjetja në shpinë shkakton mungesë acidesh dhe pagjumësi. 57 % e amerikanëve flenë në një anë, 17% flenë në shpinë, kurse 11% në stomak. Por, sipas ekspertëve, kjo nuk ka të bëjë me personalitetin, por me pëlqimin.

(Kosova Sot)