Koshat më të mëdhenj të mbeturinave në botë

  • 15 January 2017 - 19:32
Koshat më të mëdhenj të mbeturinave në botë

Afrika është vend me shumë bukuri natyrore, por atje ka vende edhe si Agbogbloshie, në Ganë. Qyteza ka një nga koshat më të mëdhenj të plehrave për pajisjet elektronike të dëmtuara apo të përdorura në mbarë botën. Miliona tonë pajisje elektronike të përdorura nga e tërë bota, duke përfshirë edhe SHBA-në, dërgohen në Afrikë për t'u rishitur, ose për t'u dhënë për bamirësi. Por, shumica janë të thyera ose të vjetruara, prandaj përfundojnë në Agbogbloshie. Pajisjet e vjetra elektronike zakonisht thyhen nga ata që kërkojnë metale të vlefshme brenda, si është bakri, traseton gazeta Kosova Sot Online

Në SHBA vendi Puente Hills në Los Anxhelos të Kalifornisë, ka grumbuj të tërë me mbeturina, që arrijnë aq lart sa një ndërtesë 40-katëshe. Ai vend groposjeje që ishte më i madhi në shtet, u mbyll tetorin e kaluar, pas më shumë se 50 vitesh në funksionim, pasi që arriti kapacitetin rreth 130 milionë tonë mbeturina. Por, koshi më i madh i plehrave në botë në fakt nuk është në tokë, është në Oqeanin Paqësor. Mbeturinat e hedhura në Paqësor barten nga rrymat detare në një zonë në veri të Havait, dhe vlerësohet se ky grumbull mbeturinash është më i madh se shteti i Teksasit. 

(Kosova Sot)