Anijet fantazmë

  • 15 January 2017 - 19:36
Anijet fantazmë

Më 7 nëntor 1872, një anije tregtare e quajtur 'Mary Celeste' me dhjetë persona në bord, filloi lundrimin nga Nju-Jorku për në Gjenova të Italisë. Rreth një muaj më vonë, ajo do të bëhej e famshme, pasi që do të kthehej në një anije fantazmë. Një brigadë britanike e pa 'Mary Celeste'-n në Oqeanin Atlantik më 5 dhjetor 1872, rreth 643 km në lindje të ishujve Azore. Grupi i kërkimit nuk e gjeti askënd në bord. Teoritë e ngjarjeve të mundshme ndryshonin nga një revoltë e ekuipazhit deri te ndonjë përbindësh deti. Kapiteni i 'Mary Celeste'-s mund të ketë menduar që anija kishte filluar të rridhte ujë dhe mund të ketë urdhëruar braktisjen e saj në afërsi të Azoreve. Çfarëdo që të ketë ndodhur, ekipi nuk u pa më asnjëherë. 'Flying Dutchman' është një tjetër anije e njohur fantazmë, që besohet të ketë qenë një anije e piratëve, e mallkuar nga ligësitë që bëheshin në të dhe tani e kishin detyruar atë që të qëndrojë në det përgjithmonë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Të tjerët mendojnë që emri i anijes i referohet kapitenit të anijes Willem vander Decken, gjykimi i pamatur i të cilit kishte shkaktuar fundosjen e saj në gjirin e Kepit të Shpresës së Mirë në shekullin e 17-të. Derisa disa besojnë që 'Flying Dutchman' asnjëherë nuk ka ekzistuar, shumë marinarë kanë raportuar ta kenë parë. Disa anije fantazmë në fakt janë të hapura për vizita të turistëve. 'Queen Mary' në Kaliforni besohet të jetë e mbushur me fantazma. Dhoma B340, ku një pasagjer u gjet i vdekur më 1948, ka një histori të aktivitetit paranormal, duke përfshirë tinguj të trokitjeve në mur e në dyer, dhe ujë të lëshuar në mënyrë misterioze në tualet. Por, nëse mund ta takojmë ndonjëherë fantazmën e anijes 'Queen Mary', ndoshta ajo mund të na tregojë se çka ndodhi me ekuipazhin e anijes 'Mary Celeste'.

(Kosova Sot)