Që prej kur ngjyra rozë është ngjyrë e vajzave?

  • 16 January 2017 - 15:49
Që prej kur ngjyra rozë është ngjyrë e vajzave?

Ngjyra rozë, tash e një kohë të gjatë, njihet si ngjyrë e femrave. Megjithatë, ky fakt nuk ka qenë gjithmonë i tillë. Për më tepër, dikur ka qenë krejtësisht e kundërta. Në vitin 1918, një artikull i publikuar nga një zyrtar i Departamentit të Fëmijëve në Ernsho kishte thënë që për shkak se ngjyra rozë vinte nga ngjyra e kuqe, ishte më e përshtatshme për djem, ndërsa e kaltra, ngjyrë kjo më delikate, i përshtatej më shumë femrave, trasmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në fakt, gjërat kishin qëndruar kështu deri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur ngjyra e kaltër kishte filluar të përdorej më shumë nga meshkujt, e, ngjyra rozë kishte filluar të shihej tek femrat. Vitet e 50-a dhe 60-a kanë qenë të mbushura përplot me momente 'rozë', kur, shumë femra të famshme kishin filluar të shfaqeshin me rrobe ngjyrë rozë, ngjyrë kjo që deri në atë kohë kishte qenë tabu për to. 

(Kosova Sot)