A e keni ditur se malet nuk e kanë formën që njerëzit mendojnë që e kanë

  • 16 January 2017 - 15:53
A e keni ditur se malet nuk e kanë formën që njerëzit mendojnë që e kanë

Nëse dikush ju kërkon që ta vizatoni një mal, me siguri që do ta kishit vizatuar një në formë piramide, që është i gjerë në fund e i rrëpirët në majë. Megjithatë, studimet e bërë së fundmi tregojnë që malet janë shumë më ndryshe nga ajo se si i përfytyrojmë ne, gjë kjo që është lajm i mirë për ata që mëtojnë të shkojnë në pjesët më të larta të botës, për t'i ikur temperaturave të larta, të shkaktuara nga ngrohja globale, trasmeton gazeta Kosova Sot

Një studim i ri, i bërë së fundmi nga ekologët Paul Elsen dhe Morgan Tingley, ka treguar se malet janë më të shumëllojshme në formë dhe shumica e tyre kanë hapësirë të gjerë në majë. Kjo i bie që shumë kafshë, kalojnë kohë më të mirë në pjesë më të larta të maleve për shkak të klimës së përshtatshme dhe, më e rëndë- sishmja, për shkak të hapësirës më të gjerë. 

(Kosova Sot)