Ja cilat janë hapësirat më të mbrojtura në botë

  • 16 January 2017 - 17:38
Ja cilat janë hapësirat më të mbrojtura në botë

'Air Force One', SHBA Ndonëse Harrison Ford-i kishte bërë që futja në këtë aeroplan të dukej fare e lehtë, në jetën reale, qasja iu mundësohet vetëm disa njerëzve të paktë në numër, të cilët, paraprakisht, duhet t'iu nënshtrohen një sërë testesh e analizave të historisë së tyre. Pilotët, të cilët i ngasin aeroplanit 'Boeing 747' që e transporton presidentin e SHBA-së kanë përvojë shumëvjeçare, ndërsa agjentët e shërbimit sekret duhet të kenë të kaluar të gjatë dhe pa gabime në këtë institucion. 

Banka Angleze e Kubeve të Arit, Britani e Madhe Nën selitë e Bankës së Anglisë në Londër gjendet magazina më e madhe e arit në Britani të Madhe, ku gjenden 5.152 tonë ari, të organizuar në blloqe e pllaka. Për t'u futur në këtë zonë, duhet të kalosh nëpërmjet një dere që i reziston edhe shpërthimit të bombës, pastaj duhet përdorur tre çelësa që janë të gjatë një metër dhe duhet kaluar nëpër një sistem për njohjen e zërit, që është tejet i sofistikuar. Vlera e arit që gjendet këtu është rreth 300 miliardë euro. 

Ishulli i Gjarpërinjve, Brazil Në brigjet e Sao Paolos në Brazil gjendet ishulli i njohur 'Ilha de Queimada Grande', që tani njihet edhe si ishulli i gjarpinjve, ku gjenden më shumë se 4000 gjarpërinj, që të gjithë me helm vdekjeprurës. Qeveria e Brazilit e ka ndaluar këtë ishull për vizitorët, megjithatë ka pasur të atillë që kanë rrezikuar duke shkuar atje, mirëpo e kanë gjetur vdekjen.

Varri i Genghis Khan-it, me shumë gjasë në Mongoli Varri i sundimtarit të famshëm mongol është aq i fshehtë saqë nuk është zbuluar ende. Pasi ndërtimit të varrit, skllevërit ishin vrarë, e më pas, disa ushtarë tjerë, i kishin vrarë ushtarët, që i kishin hequr qafe skllevërit. Kur në vitin 2004 ishte gjetur pallati i perandorit, të gjithë kishin menduar që ishte afruar edhe momenti i gjetjes së varrit, megjithatë përpjekjet kishin dalë të jenë të kota. 

Dhoma e mbretëreshës, Britani e Madhe Në vitin 1982, një burrë i quajtur Michael Fagan, me qëllim të takimit me mbretëreshën, i kishte kaluar muret e larta të oborrit për t'u futur në dhomën e fjetjes së mbretëreshës, ku kishte qëndruar duke pirë çaj, gjatë kohës kur mbretëresha kishte fjetur. Që prej këtij incidenti, siguria është rritur aq shumë saqë dhoma është e siguruar me alarme, senzorë dhe roje të sigurisë, që qëndrojnë vazhdimisht rreth dhomës së fjetjes

Bunkeri 'Greenbrier', SHBA Për shkak të afërsisë relative që ka me Shtëpinë e Bardhë, ky bunker është vendi ku zakonisht janë zhvilluar disa mbledhje të rëndësishme të presidentëve të SHBA-së. Mbledhjet, në fakt, janë ndaluar tash e një kohë të gjatë, që prej kur, në vitin 1992, ishte bërë publik vendndodhja e këtij bunkeri. 

'Bahnhof'/'Wikileaks', Suedi 'Wikileaks' është një organizatë ndërkombëtare që ka publikuar informacione sekrete të qeverive të ndryshme që prej vitit 2006. 'Bahnhof', në anën tjetër, është një kompani që merret me shërbimet e internetit. Serverët e 'Bahnhof'-it, ku gjenden të dhënat e 'Wikileaks'-it, janë të futur në një bunker në malet e Stokholmit, bunker ky që i reziston edhe shpërthimeve nukleare, pasi që, në origjinë, ishte ndërtuar për të shërbyer si strehë gjatë Luftës së Ftohtë.

Kufiri në mes Koresë së Veriut dhe të Jugut Pas përfundimit të luftës koreane në vitin 1953, një copë toke, që gjendet përgjatë Gadishullit Korean, ishte caktuar si vend për t'i ndarë veriun dhe jugun. Kjo copë toke, që është 250 kilometra e gjatë dhe 4 kilometra e gjerë, është ndër kufijtë më të ruajtur në botë. Ndër vite, njerëzit të cilët kanë bërë përpjekje për ta kaluar këtë kufi, janë vrarë pamëshirshëm nga rojat kufitare.

(Kosova Sot)