Gjëra interesante për muzikën

  • 17 January 2017 - 16:13
Gjëra  interesante për muzikën

Nëse dëgjoni muzikë derisa ushtroni, rezultatet dhe performanca fizike do të jetë e përmirësuar. Versioni origjinal i një kënge nuk ju pëlqen për shkak se është më i mirë, por për shkak se e keni dëgjuar të parin. Kënga juaj e preferuar është e tillë për shkak se ju e lidhni atë me një ngjarje emocionale në jetën tuaj. Ritmi i zemrës suaj ndryshon duke iu përshtatur muzikës që e dëgjoni. Lulet rriten më shpejt nëse i lini në ambient me muzikë, trasmeton gazeta Kosova Sot Online

 Elvis Presley nuk ka shkruar asnjë këngë të tijën. Lloji i muzikës që dëgjoni ju ndikon në perceptimin që keni për botën. Muzikantët e kanë jetëgjatësinë më të shkurtër në Tokë. Koncerti më i gjatë në botë është aq i ngadaltë sa do të zgjaste 639 vite. Instrumenti më i shtrenjtë muzikor i shitur ndonjëherë është një violinë 'Stradivarius' që u shit më 2011 për 15.9 milionë dollarë. Kënga 'Jingle Bells' në origjinal u shkrua për festën e Falënderimeve, e jo për festat e fundvitit. Muzika me zë të lartë e detyron njeriun të pijë më shumë në kohë më të shkurtër. Kënga që ju mbetet në kokë e që s'mund ta hiqni nga mendja quhet 'krimb veshi'.

(Kosova Sot)