Ushqimet, që kanë afat të gjatë të përdorimit

  • 17 January 2017 - 16:13
Ushqimet, që kanë afat të gjatë të përdorimit

S humica e ushqimeve kanë një afat të caktuar të përdorimit dhe si rrjedhojë, nëse konsumohen pas atij afati, mund të rezultojnë shumë të rrezikshme për shëndetin e konsumuesit. Megjithatë, ushqimet, të cilat i kemi renditur më poshtë, bëjnë përjashtim, meqë nuk ju skadon afati apo kanë afat të gjatë të përdorimit:

1. ORIZI I BARDHË Orizi i bardhë e ruan shijen për plot tridhjetë vjet, nëse ruhet në temperaturën që shkruhet në udhëzim.

2. MJALTI Falë kimisë magjike që ka, mjalti konsiderohet të jetë ushqimi që kurrë nuk i skadon afati i përdorimit.

3. KRIPA Kur merret parasysh fakti që sodiumi është një mineral i nxjerrë nga toka, fakti që kripës nuk i skadon afati nuk është për t'u habitur.

4. SALCA E SOJËS Salca e sojës, nëse ruhet në frigorifer, mund të përdoret edhe një kohë të gjatë pasi që të jetë hapur.

5. SHEQERI Sikurse edhe me shumicën e ushqimeve në këtë listë edhe në rastin e sheqerit, mënyra e ruajtjes luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e afatit të skadimit. Mirëpo, në kushte normale, sheqeri ka afat të gjatë të përdorimit.

6. QUMËSHTI PLUHUR Ndonëse nuk e ka shijen e mirë, sikurse qumështi i zakonshëm, njëra nga arsyet pse përdoret qumështi pluhur është se zgjat shumë dhe është lehtë të transportohet.

(Kosova Sot)