Çka është komunikimi?

  • 17 January 2017 - 17:25
Çka është komunikimi?

Komunikimi është ecuria që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet. Komunikimi paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona. Në ditët e sotme fjala komunikim shpesh përdoret edhe si sinonin i termit lajmërim (psh. komunikoi - lajmëroi, komunikatë -lajmërim).

Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet numrave të caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues për publikun nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni ka të bëjë me palën, si klient, abonent, regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin (përdoruesin) që merr informacionin.

(Kosova Sot)