Pse nuk e ndiejmë lëvizjen e tokës?

  • 18 January 2017 - 18:29
Pse nuk e ndiejmë lëvizjen e tokës?

Besojeni ose jo, edhe kur jeni të ulur në karrige, ju jeni duke lëvizur. Kjo për shkak të asaj se toka është gjithmonë në lëvizje, edhe shpejt madje. Toka, në fakt, rrotullohet me një shpejtësi prej afro 1600 kilometra në orë, që është dy herë më shpejt sesa shumica e aeroplanëve., raporton Gazeta Kosova Sot

Arsyeja pse ne nuk e vërejmë tokën teksa rrotullohet rreth boshtit të vetë dhe rreth hënës është që edhe ne lëvizim me të, në të njëjtën kohë. E njëjta gjë ndodh edhe kur jemi duke u vozitur në ulëset e pasme të një veture në autostradë, nëse shikojmë në brendinë e veturës nuk e vërejmë që po lëvizim pasi që ne dhe vetura lëvizim në të njëjtën kohë. Gjithsesi, toka lëviz me një shpejtësi konstante, pra, për dallim nga automjetet, toka as nuk ngadalësohet, e as nuk përshpejtohet, duke e kompletuar kështu një rrotullim rreth boshtit të vet për 24 orë, ose një ditë e një natë.

(Kosova Sot)