Fakte për Holandën

  • 21 January 2017 - 18:41
Fakte për Holandën

Njëzet e shtatë për qind e Holandës është nën nivelin e detit. Vendi thahet me ndihmën e 4.000 milje lumenjsh e kanalesh. Holandezët kanë bërë luftë me detin 2.000 vjet dhe më 1986 ata kanë njohur provincën e 12-të, Flevoland, e cila shtrihet mbi hapësirë tërësisht të marrë (përftuar) nga deti. Amstedami fillimisht është ngritur përreth një pende të ndërtuar në lumin Amstel. 1421 shtëpi shumica prej druri janë shkrumbuar nga zjarri dhe shtëpi të reja janë ndërtuar përgjatë brigjeve të lumit. Meqë ka mungesë toke, shtëpitë në Amsterdam janë të larta e të ngushta. Shumica kanë një çikrik në majë për t'i futur mobilet brenda nga dritaret,transmeton Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)