Gjëra interesante që mund të bëjë telefoni juaj i mençur

  • 22 January 2017 - 19:13
Gjëra interesante që mund të bëjë telefoni juaj i mençur

Ne i përdorim telefonat e mençur për gjithçka duke filluar nga 'selfie'-t, kontrollimi i motit ose mesazheve elektronike. Por, disa prej nesh nuk e shfrytëzojmë në maksimum kapacitetin e këtyre telefonave. Telefoni ynë i mençur mund të përdoret si skaner 3D. Nëpërmjet një softueri të krijuar nga Instituti për Kompjuterikë Vizuale në Institutin Federal Zviceran për Teknologji, ju mund të skanoni një objekt 3 dimensional duke e lëvizur 'smartfonin' tuaj rreth tij. Nëpërmjet telefonit ju mund të merrni një përshkrim të saktë, të menjëhershëm për syze falë aplikacionit 'SVone' që mat gabimet refraktive në sy dhe jua jep një përshkrim digjital të syzeve në telefon. Telefoni i juaj gjithashtu mund të mas kolesterolin nëpërmjet aplikacionit 'smartCARD', i cili vjen me një lloj kartele të ngjashme me atë që mbush telefonin, në të cilën ju duhet të vendosni një pikë gjak, trasmeton gazeta Kosova Sot

Telefoni i juaj mund të përcaktojë edhe shëndetin tuaj mendor nëpërmjet një aplikacioni të ndërtuar për 'Android', i cili mund të vlerësojë gjendjen mendore të pronarit. Ju mund të navigoni një 'dron' nëpërmjet telefonit tuaj, ngjashëm me atë që bëri një student i Universitetit të Teknologjisë në Vjenë. Hulumtuesit kanë krijuar madje edhe sensorë të cilët mund t'ju tregojnë nëse qumështi juaj është i prishur. E pabesueshme, por e vërtetë!

(Kosova Sot)