Rrugët më të ngarkuara

  • 23 January 2017 - 14:14
Rrugët më të ngarkuara

Akeni ngecur në trafik rrugës për në punë këtë mëngjes? Më besoni, trafiku mund të ketë qenë edhe më i ngarkuar se kaq. Në Tokio trenat e metrosë janë të ngarkuar aq shumë, sa ekzistojnë persona të quajtur 'oshiya', puna e të cilëve është që të shtyjnë njerëzit, në mënyrë që të mund të mbyllen dyert e vagonëve të trenave. Sistemi hekurudhor i Tokios ka rreth 8.5 milionë udhëtarë në ditë, që është më shumë se e tërë popullata e Los Anxhelosit dhe Çikagos bashkë., raporton Gazeta Kosova Sot

Në Xhakarta të Indonezisë, mbingarkesa e trenave është edhe më e keqe, trenat janë aq të mbushur sa udhëtarët hipin mbi vagonë, diçka që është edhe ilegale edhe e rrezikshme. Qeveria po mundohet të largojë udhëtarët ilegalë, por praktika po vazhdon. Në SHBA, njerëzit që punojnë në bazën ushtarake të Nevadës të njohur si 'Zona 51' duhet të fluturojnë në punë me aeroplanë të pashënuar. Aeroplanët nisen nga një terminal i veçantë në aeroportin 'McCarran' në Las Vegas. Këto aeroporte transportues e përdorin shenjën dalluese 'Janet'. Arsyeja prapa emrit 'Janet' është mister, megjithëse disa bëjnë shaka që ai mund të ketë kuptimin 'Just Another Non-Existent Terminal'. 

(Kosova Sot)