A e dini se xhepat e trurit mund të bien në gjumë gjatë ditës

  • 19 February 2017 - 22:07
A e dini se xhepat e trurit mund të bien në gjumë gjatë ditës

Një ekip i neurologëve nga Instituti për Teknologji i Masaçusetsit besojnë që e kanë gjetur përgjigjen pse disa njerëz, që zakonisht nuk kanë bërë gjumë mjaftueshëm, e humbim përqendrimin dhe nganjëherë edhe flenë gjatë ditës.,raporton Gazeta Kosova Sot

Sipas studimit të tyre, që është publikuar në revistën 'eLife', kur vjen puna tek gjumi, truri nuk është sistem binar. Hulumtuesit kanë zbuluar se disa pjesë të vogla të trurit bëhen më pak të vëmendshme, ose edhe flenë duke shkaktuar kështu fenomenin që njihet si 'gjumë lokal'. Ky besohet të jetë shkaku pse ne nganjëherë e humbasim përqendrimin edhe kur jemi në situata shumë të rëndësishme, sidomos pasi që ta kemi kaluar një natë, me gjumë të pamjaftueshëm. 

(Kosova Sot)