A e dini ku mbahet festivali “Naadam”?

  • 22 February 2017 - 12:32
A e dini ku mbahet festivali “Naadam”?

Tradita e festivalit Naadam në Mongoli ngërthen në vete sportet kombëtare të mongolëve: qitjen, garën me kuaj dhe mundjen. Mundja japoneze ka fituar popullaritet në mesin e mongolëve dhe zhvillohet si sport ndërkombëtar, ndërsa luhet edhe futbolli dhe prej vitit 1990 Mongolia ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare të këtij sporti. Në Lojërat Olimpike 2008, mongolët fituan një medalje të argjentë në qitje me pistoletë,transmeton Kosova Sot Online.

Ndër banorë të Mongolisë janë të përhapura banesat e tipit jurt (mongolisht: ger), lloj tentash që kanë mundësuar zhvillimin e kulturës nomade dhe kanë shërbyer njëherësh edhe si faltore budiste. Sot, arkitektura mongole numëron ndikesa të shkollës sovjetike dhe së fundmi asaj bashkëkohore botërore.

(Kosova Sot)