A e dini se në Kinë guaskat përdoreshin si para

  • 22 February 2017 - 21:20
A e dini se në Kinë guaskat përdoreshin si para

Gjyshërit gjithmonë i këshillojnë fëmijët që t'i ruajnë sa më shumë paratë. Por, duket gjithashtu se fëmijët duhet të mendojnë edhe për ruajtjen e arrë-myshkut. Kjo pasi që arrë- myshku ka qenë një valutë e vlefshme përgjatë historisë. Përveç përdorimit në ushqim shumë, njerëzit e kanë përdorur atë edhe në mjekësi për të trajtuar çdo gjë, duke filluar nga dhimbjet e barkut e deri te murtaja. Gjatë viteve 1400, një kilogram arrë-myshk shkëmbehej me shtatë qe në Gjermani. Më vonë në vitet 1600, holandezët dhe britanikët hynë në luftë në lidhje me kontrollimin e Indonezisë, pasi që në atë kohë, ai ishte i vetmi vend ku rritej arrë-myshku.

Britanikët më vonë ia dhanë tokën e tyre në Indonezi holandezëve, në shkëmbim me një ishull në anën tjetër të botës - Menhetenin. Edhe djathi mund të jetë po aq i vlefshëm sa erëzat. Që prej vitit 1953, Banka 'Credito Emiliano' në Itali, ka pranuar rrotat e parmezanit si kolateral për huadhënie ndaj prodhuesve të djathit. Qelitë e bankës mund të mbajnë diku rreth 440,000 rrota me djathë, secila peshon rreth 36 kg dhe me vlerë rreth 400 dollarë. Kjo do të thotë se kasafortat e mëdha të bankës mund të mbajnë rreth 180 milionë dollarë në vlerë të djathit. Jo të gjitha valutat e pazakonta janë të ngrënshme.

Në Kinën antike, guaskat e një lloj kërmilli të detit përdoreshin si para, pasi që ato ishin të lehta për t'u bartur, por të vështira për t'u krijuar, prandaj edhe shumë të vështira për t'u falsifikuar. Shekulli 21 e ka parë ngritjen e valutave elektronike, si është Bitkoini, që mund të blihet, shitet dhe të ruhet vetëm në internet. Valutat elektronike mund të përdoren në mbarë botën pa taksa të normave të shkëmbimit ose taksa të kreditkartelave, që e shoqërojnë paranë tradicionale. Ndoshta shumë shpejt ne do t'u themi fëmijëve tanë që të ruajnë bitkoinët e tyre.

(Kosova Sot)