A e dini se cilat janë shenjat paralajmëruese të katastrofave natyrore

  • 23 February 2017 - 14:46
A e dini se cilat janë shenjat paralajmëruese të katastrofave natyrore

Muajin e kaluar dy peshq të mëdhenj, që jetojnë vetëm në ujëra të thella, u paraqitën në bregun e Kalifornisë Jugore. Derisa këta peshq rrallëherë shihen nga njerëzit, pasi që jetojnë aq thellë nën sipërfaqen e ujit, disa mendojnë që prezenca e tyre mund të jetë një shenjë e një fatkeqësie natyrore të ardhshme. Një grup i peshqve të tillë u paraqitën në Japoni, pak para se tërmeti i shkallës 9.0 të godiste vendin më 2011,raporton Gazeta Ksoova Sot Online.

Disa dijetarë besojnë që peshqit që jetojnë në thellësi të detit janë sidomos të ndjeshëm ndaj lëvizjeve të papritura, prandaj edhe prezenca e tyre në afërsi të bregut sugjeron që ka aktivitet sizmik nën sipërfaqen ujore. Por, besimi që kafshët mund të parashikojnë tërmetet nuk është i ri. Në vitin 373 para Krishtit, historianët ruajtën të dhëna që thonë se kafshët, si gjarpërinjtë dhe minjtë, braktisën qytetin antik të Elikit para se të goditej nga një tërmet masiv. Dhe, më 1975 zyrtarët kinezë urdhëruan evakuimin e një qyteti të quajtur Haicheng, pas shenjave paralajmëruese për një tërmet të mundshëm, që përfshinin edhe zgjimin e papritur të gjarpërinjve që ishin në gjumë dimëror

Një tërmet i shkallës 7.3 e goditi këtë regjion pak më vonë. Nuk ka konsensus në lidhje me mënyrën se si mund ta dinë kafshët kur vjen një tërmet, por një studim i vitit 2011, i publikuar në gazetën e hulumtimeve ambientale dhe shëndetit publik, teorizon që shkëmbinjtë, kur dridhen nga lëkundjet e para që vijnë nga thellësia e tokës, lëshojnë disa grimca në ujë, të cilat mund t'i ndiejnë kafshët, por jo njerëzit. Këta shkëmbinj janë paralajmërues të një aktiviteti më të madh sizmik. Kjo teori mund të shpjegojë arsyen pse një koloni e rreth 100 bretkosave e braktisi pellgun e vet para se të goditej nga një termet në L'Akila të Italisë më 2009.

(Kosova Sot)