Fakte të çuditshme që nuk i dinit për diellin

  • 24 March 2017 - 12:00
Fakte të çuditshme që nuk i dinit për diellin

Dielli, sigurisht ka ekzistuar që para lindjes së njerëzimit e do të jetë ende kur ne të mos ekzistojmë. Por sa do të arrijmë ta njohim përpara se kjo të ndodhë? Ende sot e kësaj dite shumë nga aspektet e tij janë të panjohura, ndërsa ato pak të njohura janë vërtet të habitshme, transmeton Kosova Sot Online.

Nuk është gjëja më e shndritshme në Tokë

Ky rekord i përket hotelit “Luxor” në Las Vegas, i cili çdo natë ndez një “rreze qielli” (një lloj fari) të përbërë nga 39 llamba me një kapacitet 7000 vat secila. Kjo gjë mund të shihet madje që nga hapësira dhe pilotët e përdorin në disa raste si pikë referimi gjatë fluturimeve.

Është një nga burimet energjetike më të fuqishme të sistemit tonë diellor

Mjafton të themi se 30 ditë rrezatim diellor është i barabartë me rreth të gjitha energjitë e përdorura nga njeriu që nga fillimi i qytetërimit. Ose akoma më tepër, që çdo sekondë diell emeton të njëjtën sasi energjie sa 10 bilionë bomba nukleare.

Dielli na bën të teshtijmë

Rreth 25% e individëve teshtijnë sa herë që ekspozohen nga një burim i fortë drite, pra më së shumti në diell. Është një sindromë e njohur me emrin ACHOO që transmetohet në mënyrë gjenetike.  Ajo paraqet një problem serioz për pilotët e avionëve!

Mund të na shkatërrojë shumë shpejt

Supozohet se nëse drita e diellit do të mund të vinte në mënyrë direkte në tokë, brenda tri minutave korja e saj do të shkrihej komplet dhe shumë shpejt ajo mund të bëhet sa një top futbolli.

(Kosova Sot)