Historiku i basketbollit

  • 25 March 2017 - 12:26
Historiku i basketbollit

Basketbolli është lloj sporti me top që luhet në mes të dy ekipeve me nga 5 lojtar secila skuader. Qëllim i lojës është që lojtarët, (basketbollistët) të futin më shpesh topin në basketin e ekipit kundërshtar. Basketbolli është shpikur nga trajneri i universitetit të Kansas James Naismith. NBA është liga më e popullizuar të basketbollit në botë. Basketbolli është një sport ekip në të cilën dy ekipet e pesë lojtarëve të përpiqet të shenojn pike kundër njëri-tjetrit duke vendosur një top (me një diametër prej 45,7 cm) në një shtyllë 3,048m të lartë sipas rregullave të organizuara. Basketbolli është një nga sportet më të popullarizuara dhe të shikuara gjerësisht në botë.

Rregulloret

Objekti i lojës është të shënosh më shumë pikë se sa kundërshtari, duke e hedhur topin sa më shpesh në koshin e kundërshtarit dhe ta ndalosh kundërshtarin ta hedhi topin në koshin tënd. Një përpjekje për të realizuar një pikë quhet gjuajtje. Një gjuajtje e suksesshme vlen dy pikë ose tre nëse realizohet nga jashtë harkut të trepikëshit që ka një distancë prej 6,25 m nga koshi, në lojërat internacionale dhe 7,24 m nga lojërat në NBA. Pika e realizuar pas gjuajtjes së një faulli vlen 1 pikë.

Rregullat e lojës

loja ndahet në katër pjesë prej 10 minutash (FIBA) ose prej 12 minutash (NBA). Pushimi i gjysmës së lojës është 15 minuta sipas rregullores së NBA, FIBA, NCAA. Koha shtesë zgjat 5 minuta. Skuadrat ndryshojnë fushën pas pjesës së dytë. Zëvendësimet janë të pafundta, por ato mund të bëhen vetëm kur loja ka ndalur. Gjithashtu ekipi ka nga një trajner, që jep udhëzimet për strategjinë në fushën e lojës dhe stafin personal të vet, që përfshin doktorët, menaxherët, statisticienët, trajnerët. Uniforma standarde përbëhet prej një palë tutash të shkurtra dhe një kanatiere, e cila përmban numrin e lojtarit. Trajneri ka në dispozicion një numër të lejuar time-out dhe ndalime të kohës, të cilat nuk zgjasin më shumë se një minutë (vetëm në rastet e ndeshjeve televizive, kur ka hapësira publicitare),ekipi duhet ta mbaj topin 24 sec.

(Kosova Sot)