Pse mund ta shohim frymëmarrjen tonë kur është ftohtë?

  • 26 March 2017 - 10:20
Pse mund ta shohim frymëmarrjen tonë kur është ftohtë?

Mushkëritë tuaja përmbajnë molekula të ujit. Për shkak se ato molekula ngrohen nga mushkëritë e juaja ato molekula lëvizin shpejtë, shpërndahen dhe kthehen në gaz të cilin ne e quajmë avull uji. Secilën herë që ju e nxirrni frymën, ajo përmban një sasi të këtij avulli të ujit duke e nxjerrë jashtë. Ne nuk i shohim këto molekula derisa janë në gjendje gazi. Kur ajri ftohet, avulli i ujit ftohet gjithashtu dhe molekulat ngadalësohen e bashkohen në pika të vogla të ujit në ajërt. Më pas ne e shohim ujin si një re të dendur. Sigurisht ajo shpërndahet dhe zhduket shpejtë, derisa të nxirrni frymën tjetër.

(Kosova Sot)