Sigurisht nuk e keni ditur se sa herë në ditë rrah zemra e njeriut dhe shumëçka tjetër...
Gjatësia nga pulsi deri te bërryli është e barabartë me gjatësinë e shputës së këmbës.
Zemra e njeriut rreh 101 000 herë në ditë. Gjatë jetës mesatare të një njeriu, zemra rreh rreth 3 miliardë herë dhe hedh rreth 400 milionë litra gjak.
Mesatarisht, njeriu merr frymë 23 000 herë në ditë.
Është e pamundshme që gjatë kohës kur na hapet goja, t’i mbajmë sytë çelë.
Njeriu mund të jetojë pa ushqim për rreth një muaj, por pa ujë vetëm një javë.
Mesatarisht, njeriu i rrah kapakët e syve 15 000 herë, ndërkaq femrat rrahin kapakët e syve (i hapin dhe mbyllin sytë) dy herë më shumë se meshkujt.
Mëlçia është organi më i madh i brendshëm i njeriut, kurse lëkura është organi më i madh, marrë në përgjithësi.
Thonjtë e duarve rriten rreth katër herë më shpejt sesa ata të këmbëve.
Thoi i gishtit të mesëm të dorës rritet më së shpejti.
Sytë tanë e kanë të njëjtën madhësi që nga lindja.
(Kosova Sot)