Pse breshkat jetojnë shumë?

  • 27 March 2017 - 16:14
Pse breshkat jetojnë shumë?

Besohet se breshkat janë paraqitur në Tokë edhe para dinozaurëve. Ka breshka që jetojnë në sipërfaqe të tokës dhe të tjera, që jetojnë në ujë. Jetëgjatësia e breshkës është nga 120 deri në 200 vjet.

Disa breshka janë gjigante, sikur p.sh. breshkat e ishujve Galapagos, që peshojnë mbi 200 kg dhe kanë ‘samar’ më të gjatë se 1 metër.

Breshkat jetojnë aq gjatë për shkak se pjesët e rëndësishme të trupit të tyre nuk dobësohen me kalimin e viteve, sikur që ndodh te njerëzit dhe shpezët. Breshkat rriten ngadalë për një kohë të gjatë, gjatë tërë jetës së tyre. Ato nuk kanë nevojë për shumë energji për të mbijetuar, si dhe mund të rrinë një kohë të gjatë pa ngrënë dhe pa pirë. (Kosova Sot)