Fakte interesante mbi qentë dhe macet?

  • 19 May 2017 - 12:50
Fakte interesante mbi qentë dhe macet?

Për to dimë vërtet shumë. Megjithëse i njohim aq mirë, këta kanakarë thjesht nuk pushojnë të na befasojnë dhe gjithmonë ekziston diçka e re që akoma mund të zbulojmë.

1. Fakt: Puthjet e qenit mund t’ju sëmurin

Goja e qenve është e mbushur me baktere, ku më kryesorja është salmonela. Këto organizma futen në gojën e një qeni nga ngrënia e ushqimeve të prishura ose kur ai e përdor gjuhën si letër higjienike. Nëpërmjet puthjeve këto mikrobe kalojnë nga qeni tek njeriu, duke i shkaktuar në rastin më të ke diarre.

2. Fakt: Edhe njerëzit mund t’i sëmurin kafshën

Nuk është e zakonshme, por ndodh. Gripi H1N1 ka goditur macet dhe qentë, nga kontakti që kanë pasur me të zotët e sëmurë. Veterinerët na këshillojnë t’i lajmë duart shpesh dhe t’i ndajmë krevatin e kafshës me të sëmurin.

3.Fakt: Qentë mund të nuhasin hipoglikeminë

Qentë mund ta kuptojnë kur pronari i tyre diabetik ose një person tjetër ka një rënie drastike të nivelit të sheqerit në gjak, dhe fillojnë ta lëpijnë atë dhe të lehin shumë. Nuhatja e tyre për hipogliceminë është korrekte në 90% të rasteve

(Kosova Sot)