5 arsye pse nuk duhet t’i ndihmoni fëmijët në detyrat e shtëpisë

  • 19 May 2017 - 16:02
5 arsye pse nuk duhet t’i ndihmoni fëmijët në detyrat e shtëpisë

“Mami nuk kuptoj asgjë, më ndihmo! " Sa herë e keni dëgjuar këtë fjali nga fëmijët dhe keni nxituar për t’i ndihmuar? Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, kjo nuk eshte zgjidhja e duhur. Ja cilat janë arsyet:

1-Zvogëloni mundësinë e të mësuarit nga gabimet
Duke i ndihmuar fëmijët me detyrat e shtëpisë, i pengoni për të mesuar nga gabimet qe mund të bëjnë. Kufizoni aftësinë e tyre për të provuar, për të zhvilluar imagjinatën e për t'u angazhuar.

2- Lëreni fëmijën të shkojë në shkollë pa bërë detyrat
Prindërit përfundojnë duke bërë detyrat e fëmijës, sepse nuk kanë kohë për të dëgjuar ankesat dhe tekat e tij. Nëna duhet t’i shpjegojë qetësisht fëmijës se nëse nuk bën detyrat e shtëpisë është një vendim i tij dhe pasojat gjithashtu do të bien mbi të! Nuk ka mësim më të mirë për fëmijët.

3- Mos i mbroni në çdo situatë! 
Prindërit bëhen shumë mbrojtjës ndaj fëmijëve, edhe kur nuk kanë të drejtë! Arsyja e kësaj sielljeje është përvoja e tyre në të shkuarën, me prindërit e tyre!

4- Mos sugjeroni përgjigjen e saktë
Kontrolli duhet te jetë në fillimet e shkollës, gradualisht duhet të bëhet më pak I dukshëm dhe fëmija të fillojë t’I bëjë gjërat vetë!

5- Lëreni fëmijën të ndihet i rëndësishem
Është shumë e rëndësishme që fëmija të ndjehet protagonist i përvojës së tij në shkollë. Ideja se mund t’i bëjë vëtë detyrat e bën të krijojë pavarësi!

(Kosova Sot)