A ka shtazë homoseksuale?

  • 20 May 2017 - 12:46
A ka shtazë homoseksuale?

Gjatë stinës së dimrit shimpanzot japoneze ‘macaques’ janë në garë jo vetëm për meshkujt e llojit të vetë po edhe për shimpanzet femra.

Shkencëtarët që kanë studiuar jetën e këtyre shtazëve pohojnë se sjelljet homoseksuale nuk janë të rralla tek shimpanzet femra , specie kjo që jeton në Japoni.

‘Tek gjinia femrore, sjelljet homoseksuale janë normë, diçka shumë e shpeshtë dhe e shtrirë tek të gjithë shimpanzet e këtij lloji’, thotë Paul Vasey i Universitetit Lethbridge në Alberta të Kanadasë.

Ai ka studiuar këtë lloj të shtazëve mbi 20 vjet dhe konsiderohet si eksperti më i mirë dhe njohësi më i madh i sjelljes së tyre.

Deri vonë shtë besuar se orientime seksuale me preferenca të gjinisë së njejtë ka vetëm ndër njerëz, por duket se ato janë mjaftë të shtrira edhe tek disa shtazë.

Studimet e mëhershme poashtu kanë sjellur indikacione se homoseksualiteti dhe biseksualiteti është i shtrirë te disa lloje të shtazëve.

Deri më tani sjellje homoseksuale dhe aso biseksuale janë dokumentuar te lloji i caktuar i demave, te shpezët si Albatrosët e Laysanit . Sipas studimit të vitit 2007 në Oahu, rreth 30 për qind e këtij lloji të shpendëve manifestojnë shenja të homoseksualizmit, sidomos te albatrosët e gjinisë femërore.
Luani afrikan si është dokumentuar nga shumë shkencëtarë, se e ka instiktin më të fuqishëm seksual dhe se nuk ngurron të përzgjedh partnerët nga të dy gjinitë.
Edhe gjirafat ( jo rrallë ) ka afinitete homoseksuale.

(Kosova Sot)