9 gjëra negative që mësojnë fëmijët nga shpulaka

  • 20 May 2017 - 14:02
9 gjëra negative që mësojnë fëmijët nga shpulaka

Keni menduar se nje shpulle e juaja do te edukoje femijen tuaj?! Epo duhet te kuptoni se ata do te mesojne vertet diçka nga shpulla, por ajo nuk do te jete nje gje pozitive. Me sakte sipas eksperteve jane te pakten 9 mesime negative qe femijet kuptojne pas nje shpulle;

1. “Më i forti” vendos çka është e drejtë
Kur ju godisni fëmijën për t’i treguar se ka bërë diçka gabim, ju i jepni mesazhin se më i madhi dhe më i forti vendos çfarë është mirë dhe çfarë është gabim. Po kur fëmija bëhet më i fortë se ju?

2. Të rriturit supozohet të godasin më të vegjlit
Kur ju godisni fëmijën ju i jepni mesazhin se më të rriturit kanë të drejtë të godasin më të vegjlit. Po kur ata bëhen më trupmëdhenj se ju?

3. Dhuna zgjidh problemet
Shpullat u tregojnë fëmijëve se dhuna është mënyrë e pranueshme për të zgjidhur problemet. Dhuna ndaj fëmijës mund të konsiderohet si një formë presioni social duke i dhënë fëmijës mesazhin se është normale të përdorësh dhunë për t’i bërë personat të sillen siç do ti.

4. Diçka nuk shkon me fëmijët
Kur fëmijët goditen nga persona që supozohen t’i mbrojnë, ata pyesin veten “Çfarë kam të keqe unë?” Vetëbesimi i fëmijës është ai që preket. Niveli i vetëbesimit të fëmijës suaj do të përcaktojë suksesin e tij në jetë.

5. Ju jeni dakord me dëmtimin emocional dhe konjitiv të fëmijëve tuaj
Sipas një studimi të 2009-ës, dhuna fizike shkakton dëmtim konjitiv dhe vështirësi afatgjata të zhvillimit. Normalisht prindërit nuk i mendojnë këto lloj dëmtimesh kur godasin fëmijët e tyre.

6. Nuk mund të kesh besim te prindërit
Shpullat (pavarësisht përkëdheljeve që jepni më pas) shkundin themelet e besimit që fëmija juaj krijon tek ju. Fëmijët mendojnë se ju gjithmonë keni në mendje më të mirën për ta. Shpullat bëjnë që fëmija ta dyshojë këtë mendim.

7. Të friksohesh aq shumë sa të të fiken pjesëza të trurit
Dr. Bruce Lipton ka treguar se është e pamundur biologjikisht që të mësosh dhe të aplikosh të menduar të nivelit të lartë kur je i frikësuar. Kur frikësohemi, në gjakun tonë lëshohet adrenalinë dhe kortizol, ndërsa lobi frontal që është përgjegjës për të menduarin pothuajse stakohet për të favorizuar reagimet refleksive të trupit. Nëse doni që fëmija juaj të mësojë diçka, është parësore të reduktoni frikën.

8. Të humbin respektin për ju
“Marrëdhënja është rrënja e ndikimit”. Nëse mendoni për personat që dëgjoni dhe që iu kërkoni këshilla apo mbështetje, ata janë zakonisht pikërisht ata persona të cilët iu japin kurajo dhe ju mbështesin dhe jo ata që iu vënë poshtë metaforikisht apo fizikisht. Nëse doni t’ju dëgjohet fjala nga fëmija, atëherë duhet të ndaloni dhunën, edhe nëse mendoni se është “për të mirën e tij”.

9. Më mirë të gënjesh dhe të manipulopsh që të shmangësh shpullat
Dhuna fizike nuk redukton sjelljen negative, përveç rasteve kur dhunuesi është akoma i pranishëm. Dënimi iu mëson fëmijëve të shmangin zbulimin e gabimit duke iu fshehur prindërve.

(Kosova Sot)