Fakte interesante për Tokën

  • 21 May 2017 - 15:39
Fakte interesante për Tokën

Planeti Tokë është shtëpia jonë e përbashkët. Ka shumë informata në lidhje të cilat ndryshojnë nga ajo se si i kemi mësuar. Ne iu sjellim disa prej tyre:

A e keni ditur që bota në të vërtetë nuk është e rrumbullakët. Për shkak të tërheqjes gravitacionale ajo është e shtypur në pole.

Të gjithë ne jemi mësuar të mendojmë se dita zgjat 24 orë, por në të vërtetë, një ditë zgjat 23 orë e 56 minuta e 4 sekonda.

Oqeanet e mbulojnë shumicën e hapësirës së Tokës, por njerëzimi ka arritur deri tani të njoh vetëm 10% të tij. Ekspertët mendojnë se përkundër që kemi gjetur mjaft specie në ujërat e Tokës, atje mund të ketë deri 25 milionë më shumë se sa i njohim deri tani.

Të gjitha kontinentet e Tokës kanë qenë të bashkuara në një tërësi territoriale e cila quhet Pangea. Kjo masë tokësore mendohet u nda para 200 milionë vjetëve.

Grenlanda është vendi më së paku i populluar në Tokë. Në 1.2 milionë kilometra katrorë jetojnë 56, 000 njerëz.

(Kosova Sot)