Si pimë ne?

  • 24 May 2017 - 22:02
Si pimë ne?

Kur jemi gati për të përbirë, pjesa e butë e fundit të gojës shkon lartë. Ajo mbyll hapjen në pjesën e pasme të hundës. Më pas gjuha e juaj e dërgon ujin prapa në një ‘dhomë’ të veçantë prapa gojës. Më pas ‘kutia e juaj e zërit’ që shfaqet te disa njerëz si mollëza e Adamit, ngrihet dhe mbyll hapjen që dërgon në mushkëri. Më pas muskujt e dërgojnë ujin poshtë një tubi që përfundon në lukth. Kur nuk jeni duke përbirë ai tub mbahet mbyllur nga një muskul rrethor.

Kur përbini, muskuli relaksohet dhe më pak ujë shkon poshtë hapjes në mes. Pasi që muskuli rrethor të mbyllet, muskujt e tjerë kontraktohen për të lëvizur ujin poshtë një tubi që dërgon në lukth. Këta muskuj gjenden në murin e tubit, njëri mbi tjetrin si një shtyllë me goma biçiklete. Së pari tkurret e para, më pas tjetra e më pas tjetra në radhë për të dërguar ujin poshtë në lukth ashtu që ju të mund të pini pa ndërprerë si në një fontanë uji.

(Kosova Sot)