Mësoni disa gjëegjëza interesante

  • 27 May 2017 - 17:30
Mësoni disa gjëegjëza interesante

Duket tamam si shtëpi,
katër mure,një Çati
njëmjë veta brenda ka
që punojnë pa ja da (Zgjoi dhe Bletët) 


Hunda e mprehtë,koka e fortë 
bishti futur nënjë gropë,
drun'e lartë gjer te retë,
e përmbys fët e fët. (Sëpata)


Mendje s'ka por të mëson
gojë s'ka,me ty flet, 
ti përditë me të jeton,
mik të ngushtë e ke për jetë. (Libri) 


Po sa erdhi buçiti shpati,
u gëzua fusha,u gëzua fshati,
dyzet pendë qe ndër ara
nuk i dalin dot për para. (traktori) 


Porsi lëmsh është rrumbullak, 
mot e jetë sillet qark,
pa benzin shkon e vjen,
kur lëviz askush s'e ndjen
është plakë sa s'tregohet, 
por nuk lodhet es'ankohet (Toka)    

(Kosova Sot)