Krijoni ylberin tuaj

  • 28 May 2017 - 15:10
Krijoni ylberin tuaj

Mësoni si të bëni një ylber me këtë eksperiment të këndshëm shkencor për fëmijët. Duke përdorur disa gjëra të thjeshta të përditshmërisë, ju mund të zbuloni si krijohen ylberet duke u kënaqur me këtë aktivitet interaktiv, interesant që është i përkryer për fëmijë.

Çka ju duhet:

-Një gotë me ujë (e mbushur në tri të katërtat e saj)

-Letër e bardhë

-Njëditë me diell

Instruksionet:

 Vendoseni gotën me ujë dhe letrën në një pjesë të dhomës që ka rreze dielli (afër dritares, për shembull).

Mbajeni gotën me ujë (kujdes që të mos e dridhni) mbi letër dhe shihni se si rrezet e diellit kalojnë nëpërmjet gotës me ujë, duke u thyer dhe duke krijuar një ylber me ngjyra në letrën tuaj.Mundohuni ta mbanigotën me ujënëlartësitëndryshmedhe do tëshihni se sindryshonefekti.

Çfarëështë duke ndodhur?

Derisa ju normalisht ylberin e shihni si një hark me ngjyra në qiell, ai mund të formohet edhe në situate të tjera. Ju mund ta shihni ylberin në një fontanë me ujë apo në rrjedhën e një ujëvare, dhe madje mund ta krijoni edhe vetë, si vepruat edhe ju me këtë eksperiment.Ylberet formohen në qiell kur drita e diellit thyhet (lakohet) derisa kalon nëpërmjet pikave të shiut dhe vepron në të njëjtën mënyrë edhe kur kalon nëpërmjet gotës suaj me ujë.Rrezet e diellit thyhen, duke u ndarë në ngjyrën e kuqe, të portokalltë, të verdhë, të gjelbër, të kaltër, të purport dhe të kaltër të errët. 
(Kosova Sot)