Si formohen retë?

  • 20 June 2017 - 13:35
Si formohen retë?

Me kalimin e ajrit të nxehtë mbi oqeane, apo liqene të mëdha, ajri merr me vete avullin e ujit. Me nxehjen e ajrit, ai ngrihet lart, për shkak se ajri i nxehtë është më pak i dendur se ajri i ftohtë. Me ngritjen e ajrit të nxehtë, vjen deri te ftohja e tij dhe avulli i ujit që gjendet në të kondensohet duke i formuar pikat e ujit, apo retë. Retë që formohen në sipërfaqe të tokës quhen mjegull.

(Kosova Sot)