Fakte sportive

  • 21 June 2017 - 12:52
Fakte sportive

Lexoje këtë listë të fakteve sportive, për t’i marrë ato informata që deri tani nuk i ke ditur rreth sportit tënd të preferuar. Përgatitu për informata rreth golfit, bejsbollit, tenisit, vrapimit dhe basketbollit.

-Medaljet e arta olimpike në të shumtën e rasteve bëhen nga argjendi.

-Ushtrimet anaerobe nënkuptojnë aktivitetet e intensitetit të lartë, të bëra për një kohë të shkurtër (p.sh. sprinti), derisa ushtrimet aerobe kanë të bëjnë me atë aktivitet fizik që bëhet ngadalë dhe për një periudhë të gjatë kohore (p.sh. xhogingu), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

-Ushtrimet e rregullta e rritin imunitetin.

-Tensioni i fijeve të reketëve të tenisit është 220 deri 310 njutonë. Në rast të një tensioni më të vogël, reketi i tenisit rezulton me një kontroll më të vogël dhe me një fuqi më të madhe, derisa tensioni më i lartë prodhon më shumë kontroll, por më pak fuqi.

-Distanca zyrtare e maratonës është 42 195 kilometra.

-Lojtarët më të gjatë të basketbollit, që kanë luajtur ndonjëherë në NBA, ishin Manute Bol (nga Sudani) dhe Xhorxh Muresan (nga Rumania). Që të dy këta lojtarë kishin një gjatësi trupore prej 2,31m.

-Ndër lëndimet më të shpeshta të sportistëve janë ngërçet e muskujve, tërheqjet e muskujve, tërheqjet e shpinës, kërcitja e eshtrave dhe kërcit, tendiniti (bërryli i tenisit), dhembja e shputës së këmbës etj.

-Servimi më i shpejtë i tenisit ishte 249 km/h dhe ishte bërë nga Endi Rodik, në vitin 2004.

-Kostumet e notit janë përsosur deri në atë masë sa ato janë më të shpejta në ujë, sesa vetë lëkura jonë. Kostumet kontraverse nga qafa deri te zogjtë e këmbëve kanë qenë njëra nga arsyet pas thyerjes së vazhdueshme të rekordeve botërore, që nga futja e tyre në përdorim, në vitin 2000.

-Astronauti Alan Shepard ka luajtur golf në Hënë, pasi fshehurazi i kishte marrë pajisjet e golfit me vete, në misionin “Apollo 14” të NASA-s, në vitin 1971.

-Diametri i topit të basketbollit është sa gjysma e diametrit të koshit të basketbollit.

(Kosova Sot)