A ëndërrojnë kafshët?

  • 21 June 2017 - 18:17
A ëndërrojnë kafshët?

Po, kafshët shohin ëndrra. Kërkuesit shkencorë dr. Methju Uilson dhe Kenuej Lui, në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit në SHBA, i përzgjodhën katër minj fushash. Ata më pas futën elektroda në hipokampusët e tyre, në pjesën e trurit që ka të bëjë me memorien. Më pas, ata e përcollën aktivitetin e qelizave nervore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Aktiviteti i qelizave nervore ishte i njëjtë si në rastin kur minjtë ëndërronin se ishin duke vrapuar, si në rastin kur ata me të vërtetë ishin duke vrapuar. Në fakt, vetëm duke e shikuar aktivitetin e qelizave nervore, shkencëtarët mund ta dinin nëse ishin kafshët duke ëndërruar, apo jo. Pse ëndërrojnë kafshët? Me gjasë për të ripërjetuar përvojat e tyre, apo edhe për të mësuar nga to.

(Kosova Sot)