Fakte për Kombet e Bashkuara

  • 26 June 2017 - 13:44
Fakte për Kombet e Bashkuara

Buxheti

Buxheti për operacionet kryesore të Kombeve të Bashkuara është 2.5 miliardë dollarë brenda një viti. Paratë paguhen nga vendet anëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kanë shpenzimet më të larta, paguajnë pothuajse një të katërtën e buxhetit të Kombeve të Bashkuara.

Qendrat kryesore

Edhe pse baza kryesore e Kombeve të Bashkuara është e vendosur në 18 hektarë të tokës së qytetit të Nju-Jorkut, toka dhe godinat nuk janë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarisht ato janë territor ndërkombëtar dhe u takojnë vendeve anëtare në Kombet e Bashkuara.
Kombet e Bashkuara posedojnë departamentin e zjarrfikësve, forcën e sigurimit dhe shërbimin postar. Kombet e Bashkuara janë të vetmet që mund të lëshojnë pulla postare, natyrisht një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe shtetet e tjera. Vulat e Kombeve të Bashkuara mund të përdoren vetëm për të dërguar postën nga zyrat e Kombeve të Bashkuara që gjenden në Nju-Jork, Gjenevë dhe Vjenë. Flamujt e 192 vendeve anëtare valëviten para zyrave qendrore të KB në Nju-Jork dhe në zyrat qendrore evropiane që ndodhet në Gjenevë. Flamujt fillojnë sipas alfabetit, fillon me Afganistanin dhe përfundon me Zimbabvenë.
Dita e Kombeve të Bashkuara festohet çdo vit me 24 tetor, pasi atë ditë ishte miratuar deklarata e Kombeve të Bashkuara.

Gjuhët zyrtare

Janë gjashtë gjuhë zyrtare që mund të përdoren në KB: Arabe, Kineze, Angleze, Frënge, Ruse dhe Spanjolle.

Sekretari i përgjithshëm

Sekretari i përgjithshëm është shefi kryesor në KB. Ai ose ajo zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme për të shërbyer një mandat pesëvjeçar. Sekretari i përgjithshëm  për momentin është Ban Ki-Mun, që vjen nga Koreja e jugut.  Mandati i tij ka filluar në vitin 2007.
KB-ja dhe ish sekretari i përgjithshëm, Kofi Anan, kanë ndarë çmimin ‘Nobel’ për paqe në vitin  2001. Kjo nuk ishte hera e parë për KB-në. Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara e kishin fituar në vitin 1988, si dhe komisionari i lartë për refugjatë në vitin 1954 dhe 1981. UNICEF (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) e kishte fituar në vitin 1965. 

(Kosova Sot)