Sigurisht nuk e keni ditur!

  • 28 June 2017 - 11:03
Sigurisht nuk e keni ditur!

-Më 1889, mbretëresha e Italisë, Margherita Savoy, porositi një picë, duke shënuar shpërndarjen e parë të saj.

-Bishti i një maceje përmban thuajse 10 % të të gjithë eshtrave në trupin e vet.

-Termi ‘astronaut’ vjen nga fjalët greke, që do të thonë ‘yll’ dhe ‘lundërtar’.

-Kalciumi në eshtrat tanë dhe hekuri në gjakun tonë vijnë nga eksplodimet e yjve gjigante.

-Për shkak se shpejtësia e rotacionit të tokës ndryshon me kalimin e kohës, një ditë në epokën e dinozaurëve ishte vetëm 23 orë e gjatë.

-Do të duheshin 100 toka, të radhitura, për t’u zgjatur përgjatë sipërfaqes së Diellit.

-Ne i humbim 10 deri në 100 fije floku në ditë.

-Varësisht nga shpejtësia e erës, disa re udhëtojnë deri në shpejtësinë 160 km/h përgjatë qiellit.

(Kosova Sot)