Pesha dhe mosha juaj në planetët tjerë
Burimi i informacionit: NASA (National Aeronautics and Space Administration - Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore)
Për ta ditur se çfarë peshe do të kishit nëse do të gjendeshit në fushën e gravitacionit të ndonjë planeti tjetër, mjafton që ta shumëzoni peshën tuaj në tokë me faktorin e gravitetit që gjendet në tabelën e mëposhtme.
Për shembull: Nëse në Tokë peshoj 40,82 kg, atëherë në Merkur do të peshoja
40,82 kg X 0.38 = 15,51 kg
Në Neptun do ta kisha këtë peshë:
40,82 kg X 1.12 = 45,72 kg
Për ta gjetur moshën tuaj në bazë të kohëzgjatjes së vitit atje, mjafton që ta pjesëtoni moshën tuaj që keni në Tokë, me periudhën e revolucionit (në vite të Tokës) të çdo planeti veç e veç, sikur që shihet në tabelën e mëposhtme:
Shembull: kam 13 vjet. Në orbitën e Merkurit do të kisha:
13 vjet ÷ 0.241 = 54 vjet
Në orbitën e Neptunit do të kisha:
13 vjet ÷ 164.8 = 0.079 vjet
(Kosova Sot)